Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ E larguan me "ceremoni" nga LAÇI, Migen MEMELLI zgjedh trajnerin më të mirë shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ E larguan me "ceremoni" nga LAÇI, Migen MEMELLI zgjedh

Migen Memelli u largua nga drejtimi i skuadrës së Laçit para përfundimit të gjysmës së parë të këtij sezoni futbollistik. Trajneri kryeqytetas bëri mirë me kurbinasit, megjithatë pritshmëritë nga drejtuesit ishin më të mëdha.

Kësisoj palët vendosën të mbyllnin bashkëpunimin me konsensus. Sot, ish-sulmuesi i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa zgjedh trajnerin më të mirë shqiptar. Sipas tij, Besnik Hasi është përfaqësuesi dinjitoz për gjithë teknikët shqiptarë në rang botëror.

"Përfaqësimi më i mirë që na bën ne trajnerëve shqiptarë në rang botëror, quhet Besnik Hasi", shkruan Memelli. Siç duket 38-vjeçari vlerëson jashtëzakonisht shumë punën e bërë nga Hasi dhe për këtë nuk kursen as lëvdatat.

[gallery size="full" columns="1" ids="317753"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga