Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen ndaj Izraelit që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin "Elbasan Arena". Atmosfera në skuadër është mjaft pozitive dhe këtë e tregon edhe një foto e postuar nga qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj. Mavraj shfaqet së bashku me Ajetin, por e veçanta qëndron te ky i fundit, i cili qethet dhe shoku e tij e "spiunon". Teksa ka bërë kokën me shkumë, për t'u qethur, Mavraj shkruan për Ajetin: "Kishë po qethet Ajeti. Shkuma e Torinos. Mirë se erdhe prap. Kështu bëhet shoku armik".
[gallery columns="1" size="full" ids="53436"]
Poll
