David Alaba është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme si lojtar i Real Madrid. Mbrojtësi u largua nga Bayern Munchen për të firmosur me madrilenët dhe pas EURO 2020, Alaba ka mbërritur në Madrid për t'u prezantuar nga klubi.
29-vjeçari austriak ka vendosur të mbajë numrin 4, numrin e ish kapitenit legjendar, Sergio Ramos. Alaba foli edhe disa fjalë gjatë prezantimit të tij duke u shpreh se është krenar që do të veshë fanellën madrilene.
"Faleminderit të gjithëve për mikpritjen, jam shumë krenar që do të veshë fanellën e Real Madrid. Hala Madrid!", u shpreh Alaba gjatë prezantimit të tij.

Galeria fotografike ()
Poll