Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

 FOTO/ Çmenden tifozët e PAOK në ndeshjen kundër Chelsea, GREKËT rrezikojnë dënimin e RËNDË

Shkruar nga NEWSPORT
 FOTO/ Çmenden tifozët e PAOK në ndeshjen kundër

Në këto momente po luhet ndeshja mes PAOK dhe Chelsea e vlefshme për Europa League, ku grekët janë duke humbur me rezultatin 1-0 përballë londinezëve.

Por përtej rezultatit tifozët e skuadrës nga Selaniku po bëjnë një paraqitje të zjarrtë në këtë takim duke ndezuar shkallët e stadiumit "Toumba". Në momentin e hyrjes së skuadrave në fushën e lojës tifozët kanë ndezuar tymues dhe fishekzjarre të shumtë, duke krijuar një atmosferë mjaft të bukur, por që mund t'u kushtojë rëndë, me UEFA-n që nuk toleron sjellje të tilla në ndeshjet e saj.

Nga ana tjetër dënimi pritet të jetë edhe më i rëndë, me grekët që kanë shpalosur dhe një parullë thellësisht politike në tribunën qendrore ku shkruhet "Maqedonia është një dhe ndodhet këtu", duke kundërshtuar marrëveshjen për emrin me fqinjin verior që do votohet dhe në referendum javës që vjen.

[gallery columns="1" size="full" ids="279750"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga