FOTO/ Barcelona me fanellë të veçantë për El Clasico, bashkëpunim me Drake
Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona do të vijë me ndryshime në fanellë në El Clasicon e ditës së dielë në orën 16:15. Klubi katalanas shpeshherë bën ndryshime për raste të veçanta dhe tani do të veshë një fanellë speciale, e cila do të ketë imazhin e një bufi në vend të sponsorit kryesor, Spotify.
“Një nga themelet e marrëveshjes mes Barcelonës dhe Spotify është kombinimi i futbollit dhe muzikës. Pra, për t’i bashkuar këto dy sektorë të ndryshme, që kanë aftësinë për të bashkuar njerëzit dhe për të ngjallur emocione. Barcelona do të dalë në fushë në El Clasico me një fanellë që nuk do të ketë logon e saj, partneri kryesor në pjesën e përparme, por stemën e një artisti ndërkombëtar, atë të këngëtarit Drake, fitues i 4 çmimeve Grammy.”- bën me dije klubi katalanas.