Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Akuza për dhunë fizike, ish-gruaja e yllit të United publikon mesazhet

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-gruaja e yllit të Manchester United, Antony, Gabriella Cavallin ka denoncuar në polici brazilianin duke e akuzuar për abuzim në familje, sipas medias braziliane UOL.

Cavallin ka paraqitur më parë një kallëzim në Brazil duke pretenduar se Antony i kishte nënshtruar asaj "dhunë në familje, kërcënim dhe lëndim trupor". Antony është shprehur gjithmonë i pafajshëm, duke postuar një deklaratë në Instagram në atë kohë për të mohuar çdo akuzë.

Tani, UOL pretendon se ata kanë parë një dokument prej 70 faqesh që u është dhënë nga përfaqësuesit ligjorë të Cavallin dhe thuhet se përmban prova të sjelljes së supozuar abuzive dhe agresionit të kryer ndaj saj.

Avokatja e Cavallin, Vanessa Souza, thuhet se ka pohuar se braziliani mund të përballet me deri në tre akuza penale në Angli.

Sipas mesazheve në WhatsApp që Cavallin ka postuar në Instagram, në të cilin ajo pretendon se po i dërgon mesazh Antony-t, ajo thotë se ai i detyrohet asaj për "shkelmat", "agresionet" dhe "tërheqjen e flokëve".

Antony është përgjigjur se akuzat janë "të gjitha gënjeshtra". UOL raporton se sulmuesi i Manchester United është ende nën hetim në Brazil pas raportimit të parë të policisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga