Formula 1 vijoi këtë fundjave me Çmimin e Madh të Singaporit ku ditën e sotme u zhvilluar gara që solli një rezultat befasues. Për herë të parë këtë sezon, Red Bull nuk arriti të fitonte garën, madje as të futej në podium.
Ferrari me Carlos Sainz fitoi garën e Singaporit ndërsa pas tij u renditën Lando Norris me McLaren dhe Lewis Hamilton me Mercedes-Benz i cili mbylli podiumin. Ferraristi tjetër, Charles Leclerc u rendit i katërti duke humbur mundësinë të futej në treshen e podiumit.
Kampioni në fuqi dhe lideri absolut i këtij sezoni si fitues i të gjitha garave të mëparshme, Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i 5-të pas një aksidenti gjatë garës që i hoqi mundësinë të dy pilotëve të Red Bull të synonin vendet e para.
Në renditjen e përgjithshme vijon ende sundimi i thellë i pilotit holandez dhe makinës austriake të cilët i afrohen gjithnjë e më shumë titullit kampion, si ai i pilotëve, edhe në atë të skuadrave.
le