Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët. Te Juventusi nga minuta e parë do të luajnë Ronaldo, Dybala dhe Costa, ndërsa Vrioni do ta nis nga stol. Te Milani Rebic udhëheq sulmin në mungesë të Ibrahimovic.
Futbolli në Itali do të nisë ditën e sotme me ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës, Juventus-Milan. Takimi I parë ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa bardhezinjtë kërkojnë kualifikimin për në finale.
JUVENTUS: Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo
MILAN: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer; Calhanoglu, Paqueta, Bonaventura; Rebic