
Chelsea-Liverpool është supersfida e ditës së sotme në Premier League. Java e dytë e kampionatit anglez vë përballë kampionët kundër "bluve" të Londrës. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.
Lampard ka hedhur në fushë formacionin më të mirë me Werner e Havertz, ndërsa Kloop nuk ndryshon asgjë me Thiago që do ta nisë nga stoli pasi ka vetëm dy ditë që është bashkuar me Liverpool.
Chelsea (4-3-3): Kepa; James, Christensen, Zouma, Alonso; Jorginho, Kanté, Kovacic; Mount, Werner, Havertz. Në stol: Caballero, Azpilicueta, Tomori, Barkley, Hudson-Odoi, Abraham, Giroud. Trajner: Frank Lampard
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Keita; Mané, Firmino, Salah. Në stol: Adrian, Thiago, Milner, Jones, Minamino, Tsimikas, Origi. Trajner: Jurgen Klopp