Werder Bremen do të luajë sfidën e radhës në kampionat ndaj Muncheglabah. Pas fitores në fundjavë, skuadra vendase kërkon fitoren e radhës për t’u shkëputur edhe më shumë nga zona e rënies. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare dhe Werderi beson sërish te Rashica pasi edhe në këtë takim do ta nis si titullar.

Një tjetër sfidë që do të luhet në mbrëmje është edhe Frankfurt-Freiburg dhe mesfushori i kombëtares, Armir Abrashi pasi disa ndeshjesh në stol do e nisi si titullar sfidën e sotme. Trajneri i Freiburg ka vendosur t’i besojë shqiptarit që nga minuta e parë për të kërkuar një rezultat pozitiv në transfertë.

Galeria fotografike ()
Poll