
Manchester United do të luaj mbrëmjen e sotme ndaj holandezëve të Alkmaar, ndeshje e vlefshme për grupet e Europa League. Vetëm 1 fitore në pesë ndeshjet e fundit kanë djajtë e kuq, si dhe kanë nisjen e sezonit më të keq në histori, duke u renditur në kampionat në vendin e 10, pas 7 javësh. Një sfidë "jetë a vdekje", kjo ndaj Az Alkmaar për trajnerin Solksjaer, i cili është kthyer shenjestra kryesore pas dështimeve të fundit.
Nga ana tjetër holandezët janë në një formë të mirë këtë sezon, ku regjistrojnë 4 fitore radhazi në kampionat dhe pozicionohen në vendin e 3-të.
Në Europa League, United ka 3 pikë pas fitores me Astanën (1-0), ndërsa Alkmaar ka vetëm 1 pikë fal barazimit 2-2 me Partizanin e Beogradit në transfertë. Të kushtëzuar për të marrë tre pikët dhe për të bërë një paraqitje sa më të mirë, të dy trajnerët kanë hedhur në lojë dy formacionet më të mira të tyre. Tek radhët e djajëve të kuq bie në sy mungesa e Pogba, ndërkohë jashtë është lënë dhe francezi tjetër Martial, ndërkohë është rikthyer mesfushori Matic.
Formacionet:
AZ Alkmaar: Bizot; Sugaëara, Vlaar, Wuytens, Wijndal; Koopmeiners, De Wit, Midtsjo; Stengs, Boadu, Idrissi
Manchester United: De Gea; Dalot, Lindelof, Rojo, Ëilliams; Matic; Mata, Gomes, Fred, James; GreenWood