
Milan-Udineze është sfida e parë për javën e 20-të në Serie A për ditën e sotme. Kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli presin në "San Siro", Udinezen. Një ndeshje e thjesht në letër, por Udineze vjen nga një moment I mirë pasi ka mundur të marrë 3 fitore radhazi dhe ndodhet një pikë pas Milanit.
Nga ana tjetër kuqezinjtë pas fitores ndaj Cagliarit kërkojnë vazhdimësinë. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. Titullar është rikthyer edhe portieri Donnarumma që lë pas dëmtimit, por edhe Ibrahimovic, ndërsa ka ngelur në stol Piatek.
Milan: G. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Bonaventura; Ibrahimovic, Leao.
Udinese: Musso; Ekong, Becao, Nuytinck; Larsen, Fofana, Mandragora, De Paul, Sema; Okaka, Lasagna.