
Sot në orën 19:00 në “Elbasan Arena” luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias.
Bardheblutë do të kërkojnë të shpëtojnë sezonin pas titullit të humbur 3 ditë më parë. Por ky mision për Shehin është më i vështiri pasi do të vuajë mungesën e 9-të lojtarëve të cilët janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës.
Ndërsa Tetova kërkon të shkruaj historinë duke fituar finalen e parë të arritur nga ana e Egnatias. Për këtë takim tekniku do të ketë të gatshëm të gjithë lojrtarët duke zgjedhur përfundimisht 11shen që do të startojë nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana (4-3-3): Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratche, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj. Trajner: O. Shehi
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Duamena, Jackson. Trajner: E. Tetova