
Inter dhe Juventus përballen me njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të Serie A.
Si Pirlo, ashtu edhe Conte po mendojnë për formacionin zyrtare. Për zikaltërit nga minuta e parë pritet ta nisë dyshja Lukaku-Lautaro. Sulmuesit shpresojnë të jeën në një natë të mirë, duke arritur kështu të jenë vendimtar.
Në krahun tjetër, Frabotta starton te Juventus. Titullar është edhe Federico Chiesa, i cili ka bërë mirë në ndeshjet e fundit. Se kush do ia dalë të fitojë, na mbetet të presim e të shohim.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, R Lukaku
Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Frabotta; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Morata, Ronaldo