Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Forma e Rashford, Ten Hag: Nuk jam Harry Potter

Shkruar nga NEWSPORT
Forma e Rashford, Ten Hag: Nuk jam Harry Potter

Trajneri i Manchester United Erik Ten Hag ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës që ekipi i tij do të zhvillojë kundër Neëcastle. Hollandezi foli edhe për rinovimin e Rashford dhe De Gea. Sulmuesi anglez vuan një dëmtim që e mbajti jashtë fushës edhe në ndeshjet kombëtare.

“Kam shumë shpresa, ai ka qenë duke u stërvitur”, thotë Ten Hag. “Por ka disa trajtime për të bërë, i është dashur të bëjë seanca individuale deri sot, kur u bashkua me grupin. Kemi dhe një ditë tjetër dhe ma ndjesinë që do të jetë në dispozicion.

RInovimi i tij? Është një çështje e brendshme. Ne fokusohemi në fitoret e ndeshjeve dhe sigurisht që planifikojmë edhe për të ardhmen, por në prapaskenë. Është një punë për drejtorin John Mutaugh dhe agjentët e lojtarit. Rashie dhe unë jemi të fokusuar vetëm në performancën e tij.

Por ju doni ta mbani atë dhe De Gean? Sigurisht.

Keni ndikuar në formën e Rashford? Nuk jam Harry Potter. Nuk ka ndryshuar me një fjalë, por falë një procesi në të cilin mund të vendosni shumë argumente për t’i ndihmuar lojtarët të arrijnë formën e tyre më të mirë fizike.”   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga