
Loredana dhe Karim Adeyemi janë prje disa muajsh në një lidhje romantike mes tyre. Dyshja nuk e fshehin më dhe kanë dalë edhe në publik së bashku duke shijuar në maksimum këtë lidhje.
Nëse gjithçka shkon siç duhet në jetën personale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për atë futbollistike. Sezoni për futbollistin gjerman duket se nuk ka nisur siç duhet. Lojtari ka rënie të dukshëm të performancës në fushën e lojës në 5 ndeshjet e para me Dortmund.
Dhe për këtë sipas “Bild” është fajtore pikërisht e dashura e lojtarit, Loredana. Po sipas burimit në fjalë thuhet se Adeyemi ka rënë në për herë të parë në dashuri “kokë e këmbë” dhe kjo ia ka hequr vëmendjen dhe përqendrimin nga sporti. Diçka të tillë sipas tyre po e shfrytëzon shumë mirë këngëtarja me famë botërore.
Gjithësesi klubi i ka kërkuar 21-vjeçarit të rrisë përformancën e tij ose në të kundërt do të gjobitet ose pezullohet për mungesën e dukshëm të përqendrimit në stërvitje.