E ftuar në panelin e tryezës së rrumbullakët të diskutimeve mbi nismën "Emancipimi në stadiume", tifozja e Partizanit, Treviza Tufa e cila u bë e njohur në media për dhunën e ushtruar nga polica ndaj saj në ndeshjen kundër Skënderbeut në "Elbasan Arena" është shprehur: "Për një femër është e vështirë të shkojë në stadium. Kjo për shkak të ofendimeve të shumta që bëhen në shkallët e stadiumit, çka e bën një ambient jo shumë komod.
Duke parë edhe rastet e dhunës, apo edhe koret e ofendimeve, për fat të keq edhe prindërit mund të mos i lënë femrat në stadium, sepse kanë merak. Edhe unë në përgjithësi e ndjek ekipin tim me babin në stadium, sepse nuk më lë të shkoj vetëm.
Kam lënë shkollën për të parë Partizanin dhe për këtë i kërkoj falje babit. Por, në stadium duhet të jemi prezente edhe ne femrat. Kjo është shumë e rëndësishme", u shpreh tifozja "gurrilse" e Partizanit, Treviza Tufa.
[caption id="attachment_49781" align="alignnone" width="169"] Treviza Tufa[/caption]