
Dje, është luajtur një ndeshje miqësore në Stamboll mes yjeve vendas dhe atyre të huaj që luajnë në kampionatin turk. Ndeshja është zhvilluar në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Turqi.
Pas kësaj eksperience, ka folur vetë futbollisti i Përfaqësues së Kosovës Herolind Shala që ka qenë i pranishëm në kë ndeshje, duke shkruar në profilin e tij në "Facebook": “I lumtur që isha pjesë e kësaj ndeshjeje. Shpresoj të mos ketë asnjëherë sulme terroriste në këtë botë. Ftesa ime për këtë takim ishte edhe reprezentim i shtetit tim, Kosovës", ka përfunduar kosovari.
Ky takim ka përfunduar me rezultatin 4-3 në favor të lojtarëve turq. Pas ndeshjes, Shala ka përfituar nga dhe ka bërë disa fotografi me "yjet" e mëdhenj, Samuel Eto`o e Wesley Sneijder. Të ardhurat që janë mbledhur nga ky takim kanë shkuar në ndihmë të personave me vështirësi ekonomike.
[gallery columns="1" size="full" ids="67596"]
[gallery columns="1" size="full" ids="67593,67594,67595"]