Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FLAMUTARI "masakrohet" në shtëpi, Ilir Daja "shpërthen" ndaj arbitrit: Nuk dua të ulem në nivelin e atyre që gjykojnë kampionatin

Shkruar nga NEWSPORT
FLAMUTARI "masakrohet" në shtëpi, Ilir Daja

Në përfundim të ndeshje ndaj Kukësit, trajneri Ilir Daja nuk është lejuar që të flas për "SuperSport", por ishte presidenti Sinan Idrizi ai që mori fjalën për të komentuar situatën e ndodhur në sfidën e sotme. Por trajneri ka folur për mediat e tjera të pranishme në stadiumin "Flamurtari". Në prononcimin e tij trajneri i Flamutarit është shprehur se ishte arbitri ai që ndikoi në ndeshjen e sotme ndaj Kukësit dhe se nuk dëshiron që të ulet në nivelin e gjyqtarit.

Sfida ndaj Kukësit? "Mungesat e shumta sot na kondicionuan që ta fillonim lojën jo në ritmin dhe manovrën e duhur. Më pas kemi provuar gjithçka dhe futbollistët kanë marrë situatën në dorë. Shkuam drejt golit të barazimit, pasaj pësuam nga goditja standarde, që ishte në disfavor dhe era. Besoj se nga ai faull që erdhi goli, më shumë mund të ishte faull për ne se sa për kundërshtarin".

Gjykimi? "Nuk dua ta ul nivelin tim në të këtyre që gjykojnë në kampionat, sepse marin kurajën që në një qytet spordashës, në një qytet të traditës si Vlora, vendosin jo në bazë të rregulloreve të futbollit por në bazë të asaj që vetëm ata e shikojnë. Po të kapemi vetëm në një moment të tillë, do të keqorientojmë atë që ndodhi në fushë, pasi po të shohim janë shumë faulla në favorin tonë në zonën e kundërshtarit.

Në kushte atmosferike me erë të fortë, mund të ishin situata shumë të rrezikshme, nuk na janë dhënë. Po me të njëjtin standard ka vepruar në të kundërtën tonë, pasi në çdo dyluftim ka vepruar në të kundërtën tonë. Unë do të thoja që më shumë ishte një shtyrje e sulmuesit të Kukësit ndaj lojtarit tonë. Nuk dua të bie në nivelin e këtij gjykimin dhe nuk po i përmend më shumë këto.

Ajo që më jep një motiv më shumë, veç lojtarëve me eksperiencë, Pollozhani ka dy dhëmbë të munguar në këto dyluftimet, por është dhe prezenca e lojtarëve të rinj si Rrapaj dhe Ziaj, që futen dhe bëjnë mirë, sepse janë lojtarë që i takojnë një perspektive të futbollit vlonjatë" përfudoi Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga