Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flamurtari thërret në provë mbrojtësin e Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato e vlonjatëve nuk ka fund, ndërsa lojtarët që afrohen janë në seri. Që nga porta e deri në sulm, trajneri Gugash Magani po merr në provë një numër të konsiderueshëm futbollistësh që janë të rinj në moshë. Saktësisht, ai do të ndjekë strategjinë e njëjtë si te Teuta një vit më parë, ku lojtarët ishin nën 23-vjeç dhe firmosën kontrata tre vjeçare.

[caption id="attachment_15029" align="alignleft" width="236"]lipi pepa Brunild Pepa (m) dhe Bruno Lipi (djathtas)[/caption]

E njëjta situatë po përsëritet edhe këtë vit në Vlorë, ku të afruarit janë të rinj dhe me kontrata afatgjata. Ndërkaq, nesër në provë do të jetë dhe ish-qendërmbrojtësi i Bylisit, Bruno Lipi. 22-vjeçari luajti vetëm një takim në Superiore me mallakastriotët, atë kundër Vllaznisë, ndërsa u largua për arsye monetare. Tashmë është lojtar i lirë. Ai do të vëzhgohet disa ditë nga tekniku peqinas, ndërsa në fundjavë do të vendoset e ardhmja e tij.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga