Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Kastriotit në Elbasan Arena teksa iu fal një goli në minutën e 90’ nga Ardit Hila. Një sukses që i afron akomë më shumë bardheblutë me titullin kampion teksa ruajnë distancën +5 nga Partizani.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, drejtori i bardhebluve, Tefik Osmani ka reaguar me një foto të publikuar në llogarinë e tij në Instagram ku shkruhen fjalët e Hoxhë Shefqet Krasniqit: “Kur je i drejtë mos u tut kurrë, deri n’kiamet.”
E paqartë se kujt i drejtohet kjo shprehje por kujtojmë që trajneri i krutanëve, Emiliano Çela, pas ndeshjes reagoi ashpër ndaj gjykimit të sfidës ku u shpreh se arbitrat ishin dukshëm në favor të Tiranës madje edhe goli ishte pozitë jashtë loje sipas tij.