Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fitorja me Dinamon pritet mirë në Shkodër, klubi shpërblen lojtarët para Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja me Dinamon pritet mirë në Shkodër, klubi shpërblen

Fitorja e Vllaznisë me Dinamon 3-1 ka ndikuar mjaft mirë në kampin kuqeblu. Lojtarët janë lënë pushim, për t’u kthyer të mërkurën në stërvitje. Kështu stafi ka menduar të gjenerojë forca para ndeshjes me Tiranën.

Kujtojmë se kundër bardhebluve luhet të dielën, ora 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Klasikja e futbollit shqiptar pritet të dhurojë spektakël, siç bëri herën e fundit në “Kukës Arena” ku fitues doli Tirana me rezultatin 0-1.

Kryeqytetasit renditen të tretët me 23 pikë, tri më shumë se Vllaznia e vendit të pestë. Diferencat në Superiore vazhdojnë të jenë të vogla mes skuadrave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga