Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Fitore me pasoja ndaj Romës, Interit i dëmtohet titullari i mbrojtjes

Shkruar nga NEWSPORT

Francesco Acerbi ndihmoi Interin duke shënuar gol në fitoren që këta të fundit arritën me rezultatin 4-2 përballë Romës. Por fitorja në “Stadio Olimpico” ka sjellë dhe lajme të këqija për zikaltërit dhe mbrojtësin italian.

Acerbi pësoi një tërheqje muskulare në Romë, duke bërë që të humbë të paktën dy ndeshjet e radhës. Qendërmbrojtësi do të mungojë ndaj Salernitanës dhe Atletico Madrid, ku me këta të fundit do të luajë në kuadër të fazës së 1/8-ve të Champions League.

Përsa i përket detajeve të dëmtimit, pas testeve mjekësore, u mësua se mbrojtësi 36-vjeçar ka një tendosje të lehtë në muskulin e këmbës së djathtë. Ende nuk dihet sa do të mungojë Acerbi, por e sigurt është që ai ka humbur dy ndeshjet e radhës.

[caption id="attachment_723421" align="alignnone" width="414"]Francesco Acerbi Francesco Acerbi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga