Fitore me ‘aromë’ titulli, Bylis ‘thumbon’ Apoloninë: Derbi gjithmonë bardhekuq
Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë dhuroi një ndeshje me aromë titulli ditën e sotme teksa Apolonia dhe Bylis u përballën në ‘Loni Papuçiu’, në një ndeshje që prodhoi plot emocione. Një sfidë derbi që përfundoi me fitoren e ballshiotëve të cilët festuan me golin e Marin Abazajt në fundin e takimit.
Gol 3-pikësh dhe Bylis ‘fluturon’ në vendin e parë ku konsolidon pozitat dhe pret i qetë kundërshtarët. Pas ndeshjes, klubi i Bylis ka ‘thumbuar’ rivalët fierak me një postim në rrjete sociale ku shkruajnë: Feste Mallakastriote! Derbi si gjithmone bardhekuq.