
Hannover ia doli të fitojë 4-0 ndaj Sandhausuen, në takimin e vlefshëm për Bundesligën e dytë gjermane. Ky ishte edhe një derbi shqiptarësh,teksa vendasit me Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija sfidonin Besar Halimin e miqve.
Vetëm Sulejmani ishte titullar nga të tre, duke bërë një paraqitje të mirë. Florent Muslija luajti vetëm 3 minuta për Hannover, duke mos lënë ndonjë gjurmë të madhe.10 minuta lojë edhe për kosovarin Besar Halimi, me Sandhausen që pësoi një disfatë të hidhur.
Të gjelbërit renditen në vendin e nëntë me 20 pikë, ndërsa rivalët janë në të 16-tin me 11 pikë.
Poll