Barcelona është kampione e La Liga për këtë sezon. Skuadra e Xavi hernandez arriti të dominonte çdo kundërshtarë, ndërsa ndaj Espaynol festoi edhe titullin. Ndërkohë në prag të duelit me Real Sociedad trajneri i katalanasve është pyetur rreth rinovimit. Xavi ka deklaruar se nëse do t’i jepej mundësia, përjet do të qëndronte në “Camp Nou”.
“Rinovimi? Nuk do të jetë problem dhe nuk është prioritet tani. Unë kam një kontratë njëvjeçare, nuk do të jem kurrë problem për Barçën pavarësisht se lexoj të kundërtën. Do të doja të qëndroja këtu për pjesën tjetër të jetës sime, po numërohen rezultatet dhe paraqitjet. Ky sezon ka dhënë frytet e para, mund të bëjmë gjëra edhe më të mëdha”, është shprehur timonieri i blaugranave.