Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja ndaj Interit, De BRUYNE kërkon kujdes: Janë të rrezikshëm, duhet të luajmë me qetësi

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja ndaj Interit, De BRUYNE kërkon kujdes: Janë të

Ditën e nesërme duke nisur që nga ora 21:00 në Stamboll do të luhet edhe finalja e Champions League. Përballë njëra-tjetrës do të vihen Manchester City dhe Interi. Dy skuadra që do të luftojnë në çdo cep të fushës për  të bërë të mundur edhe fitoren.

Për këtë sfidë ka folur Kevin De Bruyne, i cili u kërkon shokëve të tij të kenë kujdes, pasi italianët janë të rrezikshëm.

“Ndoshta ndonjëherë nuk jemi aq të shkëlqyer, ose kundërshtari luan më mirë, siç na ka ndodhur në të kaluarën. Sa më të qetë të shkojmë në finale kundër Interit, do të kemi më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve, për mendimin tim ky është çelësi.

Nuk mund të arrish në finalen e Champions League nëse nuk je një skuadër e madhe. Interi ka fituar shumë në Itali, ata kanë skemat e tyre të sakta, stilin e tyre, ata dinë të luajnë lojën e tyre shumë mirë. Askush nga City nuk mendon se do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne kemi 50% shanse për të triumfuar në këtë kompeticion.”

LUKAKU – “Nuk kam dëgjuar për të që nga ndesha jonë e fundit me Belgjikën. Ne të dy kemi qenë shumë të zënë, Romelu është një nga miqtë e mi më të mirë në futboll, njihemi që kur isha 13 vjeç. Do të flasim sërish pas finales”, përfundoi belgu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga