Nesër, në Premier League do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme, e vlefshme për javën e 37 të kampionatit.
Manchester City pret në shtëpi Leiçester.
Trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola është shprehur për mediat se kundërshtari ka një kualitet shumë të madh.
"Leiçester është një skuadër me një kualitet shumë të madh. Më ka impresionuar ky ekip dhe kualiteti që kanë ata lojtarë. Për ne është si një finale. Shpresojmë në ndihmën që do të na jap publiku dhe shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të madhe në fushë", është shprehur Pep Guardiola.
Poll