
Finalja e madhe e Kupës së Botës, përcaktoi mbrëmjen e djeshme ekipin e fundit që do të sfidojë Argjentinën. Franca pas fitores me Marokun do të jetë kundërshtari i fundin në historinë e botëroreve për Leo Messin, pasi sulmuesi dhe legjenda “Albiceleste” do të mbyll aventurën me kombëtaren.
Takimi do të zhvillohet në orën 20:00, ditën e dielë(18 dhjetor). Ekipet kaën vendosur që do të luajnë me uniformat e tyre tradicionale. Argjentina do të mbajë veshur uniformën me vija bardh dhe blu, ndërkohë që Franca do të jetë më uniformën blu.
Mbetet e pavendosur se kush nga dy ekipet do të mbajë të veshur tutat e bardha, pasi kjo përbën një problem për FIFA-n. Ekipet nuk duhet të mbajnë të veshur ngjyra të ngjashme me kundërshtarin dhe kjo, mbetet për t’u parë ditën në vijim.