Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fili dhe Atanda: Asnjë nuk e ka vendin e sigurt te Partizani, rëndësi ka vetëm titulli

Shkruar nga NEWSPORT
Fili dhe Atanda: Asnjë nuk e ka vendin e sigurt te Partizani,

Dy lojtarë që konsiderohen e ardhmja e Partizanit. Të dy të rinj dhe të dy me të shkuar në radhët e Apolonisë. Sodiq Atandan dhe Realdo Filin i ndan vetëm pozicioni në fushën e lojës, njëri mbrojtës dhe tjetri mesfushor. Dy lojtarët e kuq ishin pjesë e fazës përgatitore që Partizani zhvilloi në Antalya ku bashkë me trajnerin Starova punuan për t’u ingranuar sa më mirë në mekanizmat e skuadrës së kuqe. Mbrojtësi afrikan që është një prej emrave stabël të formacionit kryeqytetas e pranon se faza përgatitore e ka ndihmuar grupin për të qenë gati në prag të dy fazave të mbetura të kampionatit.

Sodiq Atanda: “Faza përgatitore është një mundësi e mirë për të zhvilluar ndeshje miqësore. Gjatë ndeshjes së parë gabuam por korrigjuam gjithçka në sfidat e tjera. Unë besoj se jemi gati për të përballuar me sukses dy fazat e mbetura të kampionatit. Ne po punojmë me intensitet dhe forcimi i skuadrës me emra të rinj në sulm do të na ndihmojë në garën për të fituar titullin. Do të jap maksimumin për këtë objektiv sepse ne kemi të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampionë”, deklaroi qendërmbrojtësi i Partizanit për Supersport.

Në krahun tjetër, 20-vjeçari Fili që gjatë dy fazave të para është aktivizuar në 13 takime, e pranon se blerjet e reja e kanë rritur konkurrencën në fazën e avancuar, por ai shton se të gjithë lojtarët punojnë për një qëllim, të rikthejnë titullin në shtëpinë e kuqe pas 24 viteve mungesë.

Realdo Fili: “Stërvitja po shkon mirë, jam në formë. Pres të ndihmoj ekipin me padurim që të fillojë kampionati. Rivaliteti dhe konkurrenca është shumë e mirë për skuadrën. Mendoj se të gjithë do të japim më shumë. Asnjëri nuk e ka të sigurt vendin në formacion. Ne të gjithë jemi për një qëllim, rëndësi ka që Partizani të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Dëshira më e madhe është titulli dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. I kemi të gjitha mundësitë këtë sezon për t’u shpallur kampion”, u shpreh sulmuesi i të kuqve për Supersport.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga