
Fidel Ylli ka pasur një takim me Endrit Hoxhën dhe presidentin e Konfederatës Europiane të Skermes, zoti Giorgio Scarso. Është Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije takimin e Yllit e Hoxhës me kreun Scarso.
Detaje të tjera nuk zbulohen. Megjithatë kohët e fundit, KOKSH me Yllin si president kanë qenë mjaft aktivë ku synohet masivizimi i sportit në Shqipëri.
“Presidenti I KOKSH Z.Fidel Ylli sëbashku me zv/ministrin e Sportit z.Endrit Hoxha zhvilluan një takim në ambientet e Koksh,me Presidentin e Konfederates Europiane të Skermes z. Giorgio Scarso”, thuhej në njoftimin e KOKSH-it.
Poll