Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Video-skandali/ Finlandë-Kosovë asnjë simbol kuqezi, vendimi u mor nga Federata e Kosovës? E dëshmon veprimi i zyrtarit të FFK-së

Shkruar nga NEWSPORT
Video-skandali/ Finlandë-Kosovë asnjë simbol kuqezi, vendimi u
Një ditë para takimit Finlandë-Kosovë, federata e futbollit kosovar lajmëroi përmes një komunikate për shtyp se tifozët nuk mund të hynin në stadium me simbole kuqezi. Kjo e argumentuar me faktin se federata e futbollit të Finlandës kishte marrë vendimin që në stadium të mos kishte simbole të një shteti të 3-të dhe duhet të ishin prezentë vetëm simbolet e dy skuadrave që do të përballeshin në Turku. Por mesa duket, Federata e Futbollit të Kosovës, për këtë vendim ia ka kaluar "topin" federatës së Finlandës. Të paktën, një gjë e tillë lihet të kuptohet nga një video e publikuar në Twitter nga gazetari Xhejms Monteg, ku shihet një nga zyrtarët e Federatës së futbollit të Kosovës që iu bën thirrje tifozëve me megafon të hiqnin flamujt kuqezi para se të hynin në stadium. Shefi i sigurisë së FFK-së komunikon me tifozët kosovarë që ata të hynin në stadiumin ku u zhvillua sfida Finlandë-Kosovë vetëm me flamujt e Kosovës dhe jo të Shqipërisë. Një gjë e tillë ka hasur në kundërshti nga ana e tifozëve që kanë kërkuar llogari për një kërkesë të tillë nga ana e zyrtarit të FSHF-së. Nga ky episod mund të kuptohet se vendimi për të mos pasur simbole kuqezi në sfidën Finlandë-Kosovë nuk është marrë nga federata e Finlandës, por nga vetë federata e futbollit kosovar. Gjithsesi mbetet për t'u sqaruar dhe për t'u zbardhur nëse veprimi i zyrtarit të federatës së futbollit të Kosovës ka qenë një veprim individual, apo i skenuar më parë nga krerët e FFK-së. [gallery columns="1" size="full" ids="33247"]   Zyrtari i FFK-së duke iu bere thirrje tifozeve per te hequr simbolet kuqezi, por nuk jep shpjegim perse duhet ta bejne nje veprim te tille duke iu pergjigjur: Ua them neser se perse!  
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga