
Janë mbyllur takimet e javës së 10 në Serie A, ku i vetmi që ka buzëqeshur në këtë mbrëmje është portieri i kombëtares kuqezi, Etrit Berisha. Në transfertën e Pescara-s, Atalanta ka arritur që të fitojë me shifrat 0-1, duke arritur që të mposhtë skuadrën e Ledjan Memushajt dhe Rei Manajt.
Memushaj është zëvendësuar në pjesën e dytë, ndërsa Masimo Oddo ka besuar te sulmuesi 19-vjeçar i Shqipërisë deri në fund, por shifrat nuk kanë ndryshuar në favor të tyre.
Arlind Ajeti e ka ndjekur sërish nga stoli takimin e radhës të Torinos, që këtë herë humbi përball Interit në "San Siro". Situatë jo pozitive për Elseid Hysajn, i cili edhe pse ishte titullar në takimin e shkuar, sot ai ka qëndruar në stol dhe ka nisur takimin në minutën e 79 si zëvendësues, duke shijuar fitoren 2-0 përball Empolit të Frederic Veselit. Ky i fundit ka luajtur përgjatë gjithë 90 minutave me Empolin, por pa arritur që të shijojë gjë tjetër veç minutave.
Te Lazio trajneri Simone Inzaghi ka zgjedhur Frederico Marchetin në portë përpara Thomas Strakoshës, duke e lënë talentin e portës kuqezi në stol edhe në ndeshjen kundër Cagliarit, që u fitua nga lacialët me shifrat 4-1.