
Bayern Munchen zyrtarizoi në fundjavë titullin e gjashtë rradhazi në kampionat dhe të 28-tin në historinë e klubit bavarez. Por duket se tashmë festa ka mbaruar pasi po mendohet për Champions League si edhe për sezonin që vjen. Në fokus të drejtuesve bavarezë duket se janë rinovimi me dy veteranët e skuadrës, Ribery dhe Robben.
Dyshja e sulmuesve të krahut që ka një rol të madh në sukseset e Bayern në këto vite duket se do vazhdojnë karrierën e tyre në Mynih. Në një moment kur ata mendohej se do liheshin të lirë në fund të këtij sezoni pasi Robben 34 vjeç dhe Ribery 35 vjeç nuk garantojnë për të ardhmen duket se ata do vazhdojnë minimalisht edhe 1 vit aventurën e tyre me bavarezët.
Poll