Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Federata e futbollit drejtohet nga shqiptarët, Goran Pandev: Kryesia e FFM nuk ishte e lumtur kur mundëm Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Federata e futbollit drejtohet nga shqiptarët, Goran Pandev: Kryesia e FFM

Kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka sulmuar kreun e Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Pandev ka treguar se pas fitores me Kosovën, Muhamed Sejdini as i ka uruar lojtarët në dhomat e zhveshjes, teksa thotë se ata janë njerëz anti-futboll.

Veterani bën me dije se shqiptarët që drejtojnë FFM u mërzitën që humbi Kosova, ndërsa në ndeshjen pasardhëse Maqedonia ia doli të shkojë në finalet e Evropianit 2021 për të parën herë në histori.

"Nuk dëshiroj të hyjë në atë se nëse ka politikë, pasi nuk kuptojë në politikë. Megjithatë këta njerëz nga udhëheqësia e FFM-së, anëtar të KD që udhëtojnë me , janë më shumë se 15 vite dhe unë vërtetë nuk e di cka kanë bërë për futbollin e Maqedonisë. Ata vijnë të shëtiten dhe të gëzohen kur humbim. Dhe pastaj të flasin, se si lojtarët nuk vlejnë për asgjë.

Para ndeshjes me Kosovën prita që kryetari Sejdini së paku të vij në hotel, të na përshëndesë, të na uroj fat, mirëpo, nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin edhe nuk isha i befasuar që pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar.

Sidoqoftë, kjo gjeneratë meritoi të ketë kushtet më të mira për punë, ndërsa dua të theksoj se 90% prej përfaqësuesve as që e dinë se kush është kryetar i FFM-së, kush është nënkryetar dhe cilët janë njerëzit që udhëtojnë me ne, ata janë njerëz anti-futbollit. Unë me Ademin, Alioskin, Bardhin flas çdo ditë, si vëllezër jemi", tha kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev në TV 24.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga