Klubi i Tiranës padyshim ka një ndër tifozeritë më të zjarrta, të cilët e mbështesin në çdo sfidë që skuadra kryen.
Për skuadrën lojtari i 12-të janë tifozët dhe pikërisht për “Tirana Fanatics” 22 janari është një ditë shumë e veçantë. Sot tifozeria shënon përvjetorin e saj të 20-të dhe për këtë grupi ka organizuar edhe një festë për të gjithë ata që e dashurojnë fanllën e “bardhebluve”.
Festimi i përvjetorit të tyre është njoftuar edhe nga “TiranaFanatics” me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku klubi ka shpjeguar edhe disa detaje të cilat do të zhvilloheshin gjatë orëve në vijim.
View this post on Instagram
“Tirana Fanatics” është kujdesur që çdo gjë të shkojë siç duhet, ndërsa në Parkun Olimpik që prej orës 18:00 ka filluar ahengu me hyrjen falas dhe muzikë të mirë nga këngëtarët më të njohur të momentit.
