Chermen Valiev dhe Islam Dudaev i dhanë Shqipërisë dy medaljet e para në histori, në Lojërat Olimpike. Dy mundësit që përfaqësonin ngjyrat kuqezi ia dolën që të siguronin dy medalje bronzi.
Ditën e sotme, dy mundësit së bashku me presidentin e FSHM-së, Sait Prizrenin, Zelimhan Abakarov dhe trajnerët Ermal Kryezu së bashku me Leonard Çakmashin realizuan foton te baneri i vendosur në godinën e Bashkisë së Tiranës.
Por i gjithë grupi i Olimpiadës “Paris 2024” është përzënë nga protestuesit e opozitës, të cilët sot kishin tubimin e radhës. Ishte Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës dhe babai i reperit Stresi, ai që udhëhoqi dëbimin e grupit të Olimpiadës.
“I ka çu ai plehra, i ka çu, i përdorin”, dëgjohet të thotë Sali Lushaj, teksa në pamje shihen edhe mundësit dhe trajnerët të largohen nga ambientet e godinës së Bashkisë.