Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

U aksidentua pak ditë më parë, Kristian Boçi publikon videon nga Trauma: Kam humbur shikimin në syrin e majtë

Shkruar nga NEWSPORT
U aksidentua pak ditë më parë, Kristian Boçi publikon
Kristian Boçi - foto nga aksidenti

Biznesmeni i njohur Kristian Boçi ka reaguar për aksidentin e rëndë ku u përfshi disa ditë më parë, ndërsa në makinë ishte bashkë me fëmijët.

Kristian Boçi ka ndarë një video, ku shihet i shtruan në spitalin e Traumës, pasi goditjet që ka marrë nga aksidenti kanë qenë të shumta.

Ai ka falenderuar Zotin që është ende gjallë e që fëmijët janë shëndoshë e mirë pas këtij aksidenti. Por duket se dëmtimin më të madh e ka marrë Boçi, i cili veç plagëve të shumta që ka marrë ka humbur dhe shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët. Faleminderit për mesazhet, por e kam të pamundur t’ ju kthej përgjigje. Ruajini shëndetin dhe falenderonin Zotin se si dhëndeti nuk ka”, dëgjohet të thotë ai ndër të tjera.

Kujtojmë që më 13 shtator policia njoftoi se në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident. Biznesmeni Kristian Boçi u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit. Në makinë me të kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor "Tiranë-Lushnjë" dhe shkaqet e daljes së mjetit Mercedes Benz GLE nga autostrada nuk dihen ende.

"Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi Kristian Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi Policia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga