Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Tre ditë para sfidës së Kombëtares me Serbinë, reagon NJERIU i DRONIT mbi Beograd: Kapiten, mos e shit shpirtin për dordolecët

Shkruar nga NEWSPORT
Tre ditë para sfidës së Kombëtares me Serbinë, reagon
Ballist Morina dhe Droni i ngritur ne Beograd

Ballist Morina, njeriu që në tetorin 2015 ngriti dronin në Beograd me flamurin me simbole shqiptare, kërkon nga futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, tre ditë para ndeshjes së të shtunës që të mos bëhen pjesë e “maskaradës”, siç e konsideron ai këtë ndeshje të radhës.

Ballist Morina me një status në rrjetet sociale ka kërkuar nga kapiteni Berat Gjimshiti që të sillen si profesionistë në fushë, ndërkohë që aludon që ndeshja e 2015 që u luajt në Elbasan Arena u vendos sipas tij me një “VKM”. Majde Ballist Morina aludon se për këtë skenar të ri, si dikur, “një cifut ndërkombëtar në Tiranë e Beograd” po gatit gjellën duke vendosur rezultatin.

“Ndeshja e 8 tetorit Shqipëri – Serbi vendosej me VKM si duhej të përfundonte, Ballisti ishte “neutralizuar” për gjoja çështje mbarëvajtjeje, kur në fakt ishte një show 2 lekësh i autoriteteve shqiptare. Pas tre ditëve një tjetër përballje me Serbinë vendoset sesi duhet të shkojë.

Por këtë radhë nuk mjafton vetëm një VKM. Dordolecët e çifutit ndërkombëtar në Tiranë dhe Beograd jo vetëm e kanë vendosur rezultatin, por edhe mbarëvajtjen e kësaj përballje çka i shqetëson shumë, pasi shumëçka mendojnë se e kanë nën kontroll. Por thellë në vetvete ata e dinë se nuk kanë asgjë nën kontroll. Ata po tallen me sportdashësit e të dyja vendeve duke e kthyer përballjen në një shfaqje teatrale kukullash”, shkruan Morina.

Ndërkohë Ballist Morina ka një mesazh edhe për futbollistët e kombëtares duke u kujtuar atyre se mbajnë mbi shpinë një “fanellë jo dosido”.

“Mos u bëni pjesë e kësaj maskarade, poshtërsie, në Tiranë ju luajtët një miqësore, jo një ndeshje futbolli. Është në dorën tuaj, në mendjen tuaj nëse dëshironi të ruani integritetin tuaj si njerëz në radhë të parë dhe si profesionist; apo ta shisni shpirtin për dordolecët e lartëpërmendur”, shkruan Morina duke shtuar “Zgjidhja është zgjedhja juaj”.

“Dikur nga disa specie nën-njerëzore akuzohesha si "prishës" i marrëdhënieve ndërshtetërore dhe si dikush që përzinte sportin me politikën sot për të njëjtit e kam një mesazh: a jemi live...e dini vetë!!!” e përfundon mesazhin Ballist Morina.

Kujtojmë se në Tetorin 2014, për shkak të dronit që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre; delegacioni shqiptar dhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama u akuzuan për incidentin, por e vërteta doli më pas në shesh që kishte qenë gjithëçka rastësore. Ajo ndeshje përfundoi në KAS ku pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve shqiptarë në stadiumin e Beogradit, Shqipëria mori tri pikë “të arta” që e çuan atë për herë të parë në histori në Europianin 2016, një ngjarje që do të shënohet përherë në kalendar si i pari përfaqësim i Shqipërisë në një kompeticion ndërkombëtar.

Poll

Lexo gjithashtu