Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

TRAGJIKE/ Po kalonte pushimet me gruan në Mal të Zi, ish-futbollisti gjerman bie nga teleferiku dhe humb jetën në moshën 34-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ Po kalonte pushimet me gruan në Mal të Zi, ish-futbollisti
Sebastian Hertner

Ish-futbollisti gjerman, Sebastian Hertner ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare pas një aksidenti tragjik me teleferik në Mal të Zi, ndërsa ishte në pushime me gruan e tij. Incidenti ndodhi në Savin Kuk pranë Zabljakut, kur kabina u shkëput dhe ai ra nga një lartësi, 70 metra.

Hertner ka luajtur për ekipe të njohura si 1860 Munchen, Erzgebirge Aue dhe Darmstadt në ligat e futbollit gjerman dhe së fundmi ishte kapiten i klubit ETSV Hamburg në ligën e pestë. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar të Gjermanisë për moshat U18 dhe U19.

Ndërsa gruaja e tij, 30 vjeçe, mbeti e bllokuar në teleferik gjatë aksidentit dhe për fat të mirë kishte vetëm një frakturë në këmbë. Autoritetet në Mal të Zi kanë nisur një hetim të plotë për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Poll

Lexo gjithashtu