
Ish-lojtari i Arsenalit, Billy Vigar, ndodhet në koma të pas një dëmtimi në kokë të pësuar gjatë një ndeshje. Ky lajm vjen nga klubi i tij, Chichester City.
21-vjeçari Vigar, ishte pjesë e skuadrës U21 të Arsenalit deri vitin e kaluar, kur kaloi tek Hastings United me transferim të lirë. Pas një sezoni me ekipin e East Sussex, ai iu bashkua Chichester City këtë verë.
Gjatë ndeshjes së fundjavës kundër Ëingate & Finchley, Vigar pësoi një përplasje të tmerrshme në kokë me një mur betoni teksa tentonte të ndalonte topin.
Ndërkohë që, Chichester City ka njoftuar se Vigar ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru dhe ndodhet në koma intensive, në spital.
Klubi ka shprehur shqetësimin për gjendjen e tij dhe ka theksuar se është ende shumë herët për të përcaktuar rezultatet, por rruga e rikuperimit do të jetë e gjatë.