
Odise Roshi është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. 71 ndeshje me fanellën kuqezi dhe 5 gola të shënuar ishte rrugëtimi i të ashtuquajturit ‘Raketa’ e Kombëtares.
Pas mirënjohjeve të shumta të marra nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe shokët e ekipit, Roshi është vlerësuar maksimalisht edhe nga Taulant Balla. Ministri i Shtetit i ka dedikuar sulmuesit shqiptar një shkrim në rrjetet sociale.
Krah shkrimit, Balla ka publikuar një nga golat e ‘Raketës kuqezi’ me Kombëtaren shqiptare. Është pikërisht goli i Roshit në një sfidë përballë Sllovenisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”.
“ODISE ROSHI vendosi të tërhiqet nga KOMBËTARJA. Si një mik, shok, tifoz që e kam ndjekur gjithmonë dua ta falenderoj jo për golat, as për asistet e paharrueshme, por për shpirtin, harenë dhe frymëzimin që i jepte ekipit në çdo grumbullim. FALEMINDERIT!”, shkruan Taulant Balla.