
Ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit ka tronditur mbarë opinionin publik. Ish-deputeti i Partisë Demokratike mbylli sytë në moshën 44-vjeçare duke u tradhëtuar nga një atak kardiak.
Reagimet për ndarjen nga jeta të Bogdanit kanë qenë të shumta, nga familjarë, miq e shokë të cilët ishin përkrah tij pothuajse çdo ditë. Pikërisht për këtë ngjarje pikëlluese, ka reaguar dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
I tronditur për vdekjen e ish-deputetit, presidenti Duka shpreh ngushëllimet e tij, teksa nuk kursen as elozhet për të ndjerin.
Reagimi i Armand Dukës:
Jam i tronditur për lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit. Ky është një moment i dhimbshëm për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin të njihnin një njeri me vlera të jashtëzakonshme si Gerti.
Ai ishte një personalitet i rrallë, me integritet dhe përkushtim të pashoq, që dha kontribut të rëndësishëm në politikën shqiptare, por njëkohësisht ishte edhe një dashamirës i madh i futbollit, që nuk mungonte në stadiumet shqiptare si tifoz.
Humbja e tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia e tij do të jetojë në kujtimet e gjithë atyre që e vlerësuan për zemrën e tij të madhe dhe përkushtimin e tij ndaj Shqipërisë. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Bogdani dhe të gjithë të afërmve të tij.
Pushoftë në paqe!
View this post on Instagram