
Ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit ka tronditur mbarë opinionin publik. Ish deputeti i Partisë Demokratike mbylli sytë në moshën 44-vjeçare duke u tradhëtuar nga një atak kardiak.
Zemra e tij pushoi përgjithmonë duke lënë pas familjen, miq e shokë dhe historinë e tij në politikën shqiptare. Gerti nuk do të mbahet mend vetëm për kontributin në Partinë Demokratike, por edhe si tifoz i zjarrtë i Tiranës.
E për këtë disa rreshta ka shkruar edhe Kreshnik Spahiu. Ish kolegu i tij ka postuar një foto të të ndjerit gjatë një ndeshje të Tiranës teksa mban veshur fanelën bardheblu.
"Ai kishte një ëndërr: Kryeqytetin. Do i mungosh Tironës dhe ultrasve bardheblu", shkruan Spahiu në diçiturë.
Edhe stafi i redaksisë së Newsport.al bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të zemrës.