Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ndarja nga jeta e futbollistit të Shkupit, Armand Duka mesazh ngushëllimi

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e futbollistit të Shkupit, Armand Duka mesazh
Andrej Lazarov - Armand Duka/ Foto montazh

Armand Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të futbollistit të Shkupit, Andrej Lazarov. Ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra në tragjedinë që ndodhi në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e ditës së sotme.

Fatkeqësisht numri i viktimave vazhdon të rritet dhe tashmë ka shkuar në 59-të, ku si pasojë e plagëve të marra nga flakët që përfshinë një klub nate në Koçan nuk kanë mundur të jetojnë.

Kreu i FSHf-së shpeh ngushëllimet e tij familjarëve të futbollistit dhe skuadrës së Shkupit, por jo vetëm. Duka shpreh ngushëllimet edhe për familjarët dhe të afërmit e të gjithë viktimav dhe solidarizohet me Maqedoninë në këtë moment të vështirë që po kalojnë.

“I pikëlluar pas ngjarjes tragjike në Maqedoninë e Veriut, ku në Koçan kanë humbur jetën dhjetra persona, mes tyre edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov.

Dua të shpreh ngushëllimet e mia për klubin e Shkupit, familjarët e Lazarov dhe të afërmit e të gjithë viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike që shpresojmë të jetë mbyllur me kaq e të mos ketë më jetë të humbura”, ka shkruar Duka.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga