Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Mesazh që të rrëqeth shpirtin, Defrim Methasani uron Lunën për ditëlindje: Të kam para syve, shkëlqen si goli i Qazim Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Mesazh që të rrëqeth shpirtin, Defrim Methasani uron Lunën
Defrim Methasani

Defrim Methasani ka uruar vajzën e tij Lunën për datëlindje. Dita e veçantë është shoqëruar me një urim të tillë.

Vajza e gazetarit sportiv e ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale. Defrimi po udhëtonte për në Dyseldorf, ku do të ndjekë ndeshjen Shqipëri – Spanjë, dhe teksa shkruan i tregon Lunës që e ka para syve që shkëlqejnë si goli i Qazim Laçit.

Kujtojmë se Methasani e ndoqi në stadium ndeshjen historike Kroaci – Shqipëri(2-2). Ishte pikërisht Laçi që shënoi golin e parë të sfidës.

Mesazhi i Defrim Methasanit për vajzën e tij Lunën:

"E shtrenjta Luna!
Po të uroj sot nga Hamburgu, jo shumë larg Berlinit. Një vit më parë diskutonim ndryshe, tashmë me shumë emocion dhe lumturi të uroj ditëlindjen. Edhe 100 ndoshta janë pak, për 1000 arsyet përse ti duhet té jetosh shumë. Ti erdhe si gëzimi i parë i yni me 20 qershor 1993 dhe jo rastësisht emri yt u zgjodh si bashkim germash, sepse siduket që asokohe, kuptuam vlerat e tua. Edhe 100 ty bushi babit, ty që bëre emrin tënd si një kampione e vërtetë dhe tashmë nuk quhesh vajza e Defrimit, por Defrimi quhet babai i Lunës. Ndërsa po udhëtoj në autostradën Hamburg-Dyseldorf, më duket se të kam para syve që shkëlqejnë, si goli i Qazim Laçit kundër Kroacisë. Të përqafoj bukuranja dhe e zgjuara ime, vajza me zemrën e bukur, që din vetëm të dojë dhe jo të urrej.
E bekuar qofsh nga zoti dhe të pafsha nuse!
Të përqafoj me shumë mall e shtrenjta dhe krenaria ime!"

Mesazh që të rrëqeth shpirtin, Defrim Methasani uron Lunën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga