Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Mbrëmja Ceremoniale për sportistët, kryeministri Rama: Mbështetja e qeverisë do të rritet, jemi gati si gjithmonë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmja Ceremoniale për sportistët, kryeministri Rama:
Kryeministri, Edi Rama

As këtë vit nuk kishte si të mungonte Mbrëmja Ceremoniale për sportistët në Shqipëri. Kjo ceremoni u mbajt mbrëmjen e sotme, ku u nderuar sportistë të ndryshëm që na bënë krenarë përgjatë vitit 2024.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në prag të fjalimit të gjatë që mbajti, i dorëzoi trofeun çiklistes Nebilia Kabetaj. Kjo e fundit mbylli një vit me suksese të shumta në disiplinën e saj në disa gara të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu, Rama nuk kurseu elozhet për punën e bërë gjatë vitit 2024 nga Komiteti Olimpik Shqiptar (KOKSH) dhe presidenti i këtij institucioni sportiv, Fidel Ylli. Madje kryeministri Rama theksoi se mbështetja e qeverisë shqiptare për sportin, do të vazhdojë e të rritet ndjeshëm.

"Ishte vërtet nder edhe kënaqësi që mu dha mundësia t’i dorëzoj këtë trofe të ceremonisë së përvitshme të Komitetit Olimpik një vajze të re, një çiklisteje shqiptare, e cila stërvitet në Itali, por përfaqëson vendin tonë dhe është një nga premtimet e mëdha të një gjenerate sportistësh dhe sportistesh që nën shembullin heroik të Elezit dhe të Federatës që ai drejton, edhe të nxitur nga “xhelozia” për skuadrën e kampionëve që Elezi ka, janë duke u shfaqur në disa disiplina dhe përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës dua realisht të bëj një vlerësim për kryetarin e Komitetit Olimpik duke kapërcyer konfliktin e interesit që kama, si një shok qysh nga koha e sportit, po për hir të vërtetës, më shumë sesa shok në atë kohë Fidelin unë e kam pas idhull sepse ishte një kampion që kishte një famë të madhe në botën e sportit dhe në botën e femrave dhe rreshtonte vit pas vitit titujt e kampionit, duke i bërë të gjithë të çuditeshin për faktin që kur e shikoje nuk ishte si mundësat e tjerë, por ama kur shkonte në tapet i vinte poshtë të gjithë ata që dukeshin më të fortë sesa ai. Edhe më duket se e njëjta gjë ndodh edhe Komitetin Olimpik.

Dua t’ju siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit duke sjellë rritje  kontributi financiar për Komitetin do ta rrisim më tutje. Për hir të së vërtetës unë kam parë ato bilancet e rezultateve që më ka sjellë Fideli dhe shumë kampionë në moshat më të reja, ç’ka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin sepse kemi marrë përsipër mbështetje specifike për kampionët pr të jeni të sigurtë që ne do të qëndrojmë në këmbë me dinjitet dhe do t’i përgjigjemi të gjithë angazhimeve të marra për të gjithë sportistët elitarë ndërkohë që do t’i bëja thirrje Fidelit që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të zgjerojë disiplinat sportive nëpër shkolla.

Nuk mjafton të kemi vetëm volejboll dhe basketboll femra dhe meshkuj, por duhet të fusim dhe sportet e tjera. Nuk kanë kosto të mëdha, janë po aq kërkuese nga pikëpamja e masivitetit por janë të domosdoshme dhe na duhet një organizim që sa më parë të kemi në shkolla shahun, të kemi në shkolla mundjen, të kemi në shkolla peshëngritjen, të kemi në shkolla të gjitha ato disiplina që edhe në rastin e këtyre sporteve, nuk është e thënë që të nxjerrin nga shkollat sportistë që do fitojnë kampionate por do të shtojnë vlerën edukative dhe peshën e sportit në jetën e më të rinjve duke i ndihmuar që të zhdërvjelltësohen në ato sporte ku kanë më shumë prirje edhe nëqoftëse në fund fare do t’ju mbetet thjesht si pjesë e kulturës sportive dhe nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë me kompeticionet.

Kështu që i dashur Fidel na duhet ta zgjerojmë gamën e aktiviteteve në shkollë dhe ne jemi gati si gjithmonë ta mbështesim KOKSH-in me të gjitha forcat tona duke pasur parasysh edhe sekretarin e jashtëzakonshëm të përgjithshëm që ke dhe që i bëre dhe një vlerësim të veçantë këtu", është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga