Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ka dalë nga spitali. I shtruar prej disa ditësh tek Infektivi, Demi ka lënë ambientet e spitalit ditën e sotme.
Gjatë kësaj kohe në spital, Saimir Demi ishte në të njëjtën dhomë më ish-trajnerin e njohur, Sulejman Starova. Madje, mëngjesin e sotëm gazetari publikoi një foto krah Starovës.
Në foton e publikuar ai kujton vendet ku qëndronte me Starovën, teksa prej ditësh i bashkoi dhoma e spitalit. Ndërkohë që ish-trajneri është ende i shtruar, por disa ditë do të vazhdojë pa shokun e tij, Saimir Demin.
Poll