Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ju kujtohet Gentian Çela? Ish-kapiteni i Lushnjës nën siglën e PD-së, gati për zgjedhjet e 11 Majit (SI DOLI NË PRIMARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Ju kujtohet Gentian Çela? Ish-kapiteni i Lushnjës nën
Gentian Çela

Ish-kapiteni i Lushnjës, Gentian Çela është shkëputur plotësisht nga futbolli, teksa ka vendosur t’i futet politikës. 44-vjeçari ishte një nga kandidatët në primaret e Partisë Demokratike në zonën e Fierit, zgjedhje nga të cilat ka dalë fitues.

Çela ka marrë 191 vota, i cili ishte kuota minimale që një kandidat duhet të merrte për të fituar një vend në zgjedhjet e 11 Majit. Pas publikimit të rezultateve, ish-futbollisti, tashmë me synimin për t’u bërë pjesë e parlamentit të Shqipërisë, ka reaguar në rrjetet sociale duke falenderuar demokratët të cilët e kanë votuar.

“Procesi i primareve ditën e djeshme ishte një nga proceset më demokratike që partia jonë ka organizuar ndër vite dhe kjo fal jush, demokratëve të zakonshëm që mbushën me shpirt të lirë e vullnet të plotë kutitë e votimit, duke vulosur edhe njëherë rrugën drejt Fitores se 11 Majit! Faleminderit të gjithë demokratëve për çdo votë dhe me përulje shtrëngoj çdo dorë që respektoj emrin tim! Vazhdojmë përpara!”, shkruan Gentian Çela në rrjetin social, “Facebook”.

Përsa i përket karrierës së tij futbollistike, Çela ka mbajtur veshur fanellën e Lushnjës më së shumti, teksa 6 muaj është aktivizuar edhe me Shkumbinin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga