
Jasir Asani ishte një nga lojtarët kyç në sfidën me Kroacinë. “Mëngjarashi” arriti të jepte një asist përfekt për Qazim Laçin, me këtë të fundit që do të tunde rrjetën e kroatëve dhe do t’i jete Kombëtares avantazhin.
Por në rrjetet sociale nuk po flitet absolutisht për statistikat e ish-it të Partizanit sa i takon sfidës me Kroacinë, por një tjetër detaj ka marrë vëmendjen e tifozëve. Janë këpucët që mbante veshur, të cilat ishin të personalizuara.
Në të shikohej i stampuar SuperMario. Kjo ka marrë vëmendjen e gjithë tifozëve dhe tashmë këpucët e Asanit janë bërë virale në internet, teksa kudo dëgjon të flitet për SuperMarion e Asanit.
Siç duket 29-vjeçari vazhdon ende të jetë i fiksuar me një nga filmat vizatimorë më të dashur për fëmijët. Fiksimi i tij ka bërë që Asani të “harrojë” golat me Kombëtaren dhe në mungesë të tyre ka tërhequr vëmendjen me SuperMarion.
Jasir Asani, el 9 de Albania, un verdadero fanático de Super Mario Bros. pic.twitter.com/L9Q7cGfc0I
— The Chips (@TheChips_Futbol) June 19, 2024
On a trouvé les plus beaux crampons de la compétition aux pieds de l’attaquant albanais Jasir Asani ???????????? pic.twitter.com/e1qLUBEzGI
— La footixerie ????⚽️ (@la_footixerie) June 19, 2024
Les crampons de Jasir Asani, inspirées de Super Mario ???????? pic.twitter.com/WUkytqC3ci
— Vibes Foot (@VibesFoot) June 19, 2024